Home Ballina Departamenti Amerikan i Shtetit: Largimi i serbëve nga institucionet potencial për eskalim të tensioneve

Departamenti Amerikan i Shtetit: Largimi i serbëve nga institucionet potencial për eskalim të tensioneve

0

Departamenti i Shtetit Amerikan është i shqetësuar se lragimi i serbëve nga institucionet e Kosovës krijon potencial për eskalim të mëtejme të situatë dhe rritje të tensioneve në terren, ka thënë për Albanian Post një zëdhënës për media.

“Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për eskalim të mëtutjeshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, thuhet në këtë përgjigje për Albanian Post.

Një retorikë çfarë po mbretëron aktualisht në raport me veriun e Kosovës vë jetë në rrezik, është thënë nga departamenti amerikan i shtetit.

“Aksionet dhe retorika që rritë mundësinë e dhunës vë jetë të pafajshme dhe të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse që janë në terren në një rrezik të panevojshëm”.

Zëdhënësi amerikan ka potencuar gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.

Në fund, thuhet edhe se “Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në procesin e dialogut, duke përfshirë fillimin e bisedimeve për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Exit mobile version