![Demi Moore konfirmon lidhjen me kuzhinierin e famshëm, ndan fotot e ëmbla nga Parisi Demi Moore konfirmon lidhjen me kuzhinierin e famshëm, ndan fotot e ëmbla nga Parisi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/pjimage-30.jpg)
Demi Moore ka qenë fshehurazi në një lidhje me një nga shefat e kuzhinës më të njohur në botë, Daniel Humm. Dhe tani, ajo ka zbulua më në fund romancën e nxehtë që po gatuan. Aktorja 59 vjeçare ka zyrtarizuar lidhjen përmes Instagramit me Humm, me të cilin është takuar muajt e fundit.
59-vjeçarja ndau disa fotografi nga udhëtimi i tyre i fundit në Paris. Në njërën prej tyre, shihej Daniel duke e puthur në ballë teksa ishin ulur së bashku. Sipas revistës People, ata kanë qenë së bashku që nga muaji mars. Aktorja ka qenë e martuar më parë me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013.
Më parë, ka qenë e martuar me Bruce Willis nga 1987 deri në 2000, me të cilin ka dhe vajzat vajzat Rumer, 33, Scout , 30 dhe Tallulah, 28. Martesa e saj e parë, nga 1980-1985, ishte për muzikantin Freddy Moore, mbiemrin e të cilit ajo mori si emër skenik.