Home Ballina Demhasaj ironizon me deklaratën e Kurtit: Ku janë këto 25 mijë vende pune?

Demhasaj ironizon me deklaratën e Kurtit: Ku janë këto 25 mijë vende pune?

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi sot se në Kosovë janë hapur 25 mijë vende të reja të punës dhe sipas tij ka patur rritje ekonomike.

E lidhur me këtë, analisti Arton Demhasaj, përmes një publikimi në Facebook, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Kurti.

Demhasaj me ironi shkroi se edhe aplikimet për viza janë mashtrim, pasi sipas tij askush nuk dëshiron të largohet nga një vend që krijon 25 mijë vende të reja punë në vit, transmeton lajmi.net.

“Institucionet ndërkombëtare që flasin për rritjen ekonomike të Kosovës janë demode dhe përdorin instrumente të vjetra. Ato nuk e kanë kapur rritjen ekonomike prej 10% dhe as hapjen e mbi 25 mijë vendeve të reja të punës. Si duket edhe aplikimet për viza janë mashtrim, sepse askush nuk kërkon të largohet nga një vend që ka prosperitet të sigurtë, me nga 25 mijë vende të reja punë në vit e me 10 % rritje ekonomike.  P.S: na tregoni ku janë keto 25 mije vende pune…”, ka shkruar Demhasaj.

Exit mobile version