Home Ballina Deliu, pasi nuk u formua komisioni hetimor për rrymën: Çka ka për t’u fshehur?

Deliu, pasi nuk u formua komisioni hetimor për rrymën: Çka ka për t’u fshehur?

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas mos-krijimit të komisionit hetimor për shpenzimet e buxhetit në energji elektrike.

Deliu, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Facebook’, ka thënë se mazhoranca thirrej në çështje teknike për mos-lejimin e formimit të komisionit.

“Mazhoranca duke u thirrur në çështje teknike nuk po lejon që të hidhet dritë mbi keqpërdorimet e shumta që janë bërë me rastin e blerjes së energjisë elektrike”, ka deklaruar a.

Më tej, ajo ka pyetur se “çka ka për t’u fshehur?.

Postimi i plotë:

Absolutisht i papranueshëm pengimi i konsitituimit të Komisionit Hetimor për keqpërdorimet e energjisë elektrike nga mazhoranca.
Mazhoranca duke u thirrur në çështje teknike nuk po lejon që të hidhet dritë mbi keqpërdorimet e shumta që janë bërë me rastin e blerjes së energjisë elektrike.

Çka ka këtu për tu fshehur?!
Pse po ju pengon hetimi?!

Exit mobile version