Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ironizuar mw vendimin e sotëm të Qeverisë, që detyron gasronomët që të shërbejnë ujë të çezmes, shkruan Scanner.
“Prej Qeverisë së PDK-së, që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të sherbejnë ujë 🤔”, ka shkruar Deliu në postimin e saj në Facebook.
Ndryshe, sot në mbledhjen e radhës, Qeveria ua ka bërë obligative lokaleve të gastronomisë që të mos i privojnë klientët nga uji i pijshëm nga rubineti, në rast se furnizohen nga ujësjellësi publik.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi para kabinetit qeveritar standardet normative për cilësinë e ujit për konsum për ta mbrojtur shëndetin e njerëzve.