Alessandro Del Piero ka hedhur poshtë spekulimet për takime sekrete me ish-skuadrën e tij.
Legjenda e Juventus, Alessio Del Piero ka bërë të ditur se rikthimi i tij te ‘Biankoneri’ nuk është në tavolinë për momentin.
Del Piero kthehej në ‘Allianz Stadium’ gjatë së shtunës. Kjo ishte hera e parë në 10 vite. Ai ka bërë të ditur se ishte i lumtur për takimin me Pavel Nedved dhe Andrea Agnelli, por nuk la diçka për rikthimin e tij.
“Më pëlqen tendenca për të hetuar, por tani, sidomos në këtë moment, nuk është koha e duhur për të komentuar një mundësi që nuk është në tavolinë”, ka thënë Del Piero,
“Nuk ka asgjë. Nuk ka takime sekrete. Përshëndeta të gjithë, Nedved, Agnelli dhe shumë ish-shokë skuadre. Isha i lumtur t’i takoja”, tha mes tjerash ish-lojtari i Italisë.
Rikthimi i Del Piero në stadiumin e Juventus për herë të parë pas një kohe të gjatë, nxiti reagime të shumta në mediat italiane.