Home Lajme Del në shitje diamanti më i madh në botë

Del në shitje diamanti më i madh në botë

0
Del në shitje diamanti më i madh në botë

Shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s ka nxjerrë në ankand diamantin e zi më të madh në botë. Diamanti i zi 555,55 karat i quajtur “Enigma” pritet të dalë në ankand online në datat 3-9 shkurt.

Diamanti besohet se është formuar kur një asteroid u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vite më parë. “Enigma”, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi.

Enigma pritet të shitet 3-5 milionë sterlina. Nikita Binani, specialiste e bizhuterive në Sotheby’s, tha se  Enigma u rendit si diamanti më i madh i zi me ngjyrë natyrale në botë nga Instituti i Gurëve të Çmuar i Amerikës (GIA) dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness si “diamanti më i madh në botë” në vitin 2006.

Duke theksuar se Enigma është një nga diamantet më të fortë që ekzistojnë, Binani deklaroi se në ankand mund të përdoren edhe kriptovalutat.

Exit mobile version