Home Lajme Deklaratat e Limajt për PDK-në, reagon Musliu: Matemi kur të duash Çelik

Deklaratat e Limajt për PDK-në, reagon Musliu: Matemi kur të duash Çelik

0
Deklaratat e Limajt për PDK-në, reagon Musliu: Matemi kur të duash Çelik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, pas deklaratave të sotme.

Në një intervistë, Limaj ka deklaruar se është më PDK se e gjithë PDK-ja aktuale.

“Matemi kur të duash Çelik”, ka shkruar Musliu duke shpërndarë deklaratën e Limajt në Facebook.

Kujtojmë se Limaj sot ka deklaruar se po të ishte deputet në Kuvendin e Kosovës do të “çmontonte” kryeministrin Albin Kurti brenda gjashtë muajsh, pasi që sipas tij, ai ka braktisur të gjitha premtimet e tij.

Limaj: Emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë

Exit mobile version