Home Lajme Dega e AKR-së në Obiliq i bashkohet LDK-së

Dega e AKR-së në Obiliq i bashkohet LDK-së

0
Dega e AKR-së në Obiliq i bashkohet LDK-së

Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), dega në Obilit, i janë bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në këtë komunë.

Vahudin Ibrahimi, kryetar i degës së AKR-së në Obiliq, së bashku me tre anëtarët e tjerë të kryesisë së kësaj partie, sot i janë bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Marrëveshja për aderim është nënshkruar para pak çastesh dhe këtë e ka bërë publik, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, një herësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë.

Njoftimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Me Nënkryetaren dhe Sekretarin e LDK-së, kemi mirëpritur sot aderimin e Kryetarit të AKR-së dega në Obiliq, z.Vahudin Ibrahimi, së bashku me anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

Z.Ibrahimi dhe gjithë anëtarët,iu urova mirëseardhje në familjen e madhe politike të LDK-së njëkohësisht kam falënderuar për besimin që të rrugëtojmë së bashku! Lidhja Demokratike e Kosovës, adresa e vetme e qytetarëve të Obiliqit! Vazhdojmë të përkushtuar!

#Lidhjapërtëardhmen

Xhafer Gashi

Exit mobile version