Home Rozë David Guetta telefonon Bebe Rexhën në festival, i tregon se i gjithë publiku e këndon këngën e saj të re

David Guetta telefonon Bebe Rexhën në festival, i tregon se i gjithë publiku e këndon këngën e saj të re

0
David Guetta telefonon Bebe Rexhën në festival, i tregon se i gjithë publiku e këndon këngën e saj të re

Bebe Rexha, së fundi ka publikuar bashkëpunimin e saj me Dj e njohur David Guettan, të titulluar “I’m good (Blue).

Ky bashkëpunim është remiks i këngës së famshme “Da Da Blue” të grupit Eiffel 65.

Ky remiks fillimisht u publikua si demo në ‘TikTok’, por më pas presioni i fansave për ta publikuar versionin e plotë bëri që dyshja ta publikojnë.

Versioni i plotë është publikuar prej dy ditësh dhe kënga ka arritur menjëherë sukses mbarë botën, duke u renditur e treta në nivel global në ‘iTunes’.

David Guetta, së fundi ka performuar në festivalin “Creamfields”, ku edhe ka lëshuar pikërisht këtë bashkëpunim.

Teksa i gjithë publiku e këndonin njëzëri këngën e tyre, ku Dj vendosi që ta telefonojë direkt artisten shqiptare, duke i dërguar një video nga skena.

“Unë sapo telefonova Bebe Rexhën, unë dua që ajo ta shohë këtë me ju, këndojeni edhe një herë”, tha mes të tjerash David.

Dhe në momentin që muzika ndalonte, publiku të gjithë njëherësh vazhdonin të këndonin tekstin e këngës e cila është shndërruar në hit.

Të njëjtën e ka shpërndarë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Exit mobile version