Home Ballina Daut Haradinaj me veteranët kroatë në Knin, aty ku nisi Operacioni “Oluja” që gjunjëzoi Serbinë

Daut Haradinaj me veteranët kroatë në Knin, aty ku nisi Operacioni “Oluja” që gjunjëzoi Serbinë

0
Daut Haradinaj me veteranët kroatë në Knin, aty ku nisi Operacioni “Oluja” që gjunjëzoi Serbinë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar në Kroaci vendin ku 27 vjet më parë filloi operacioni “Oluja”, i cili u zhvillua kundër ushtrisë së Millosheviqit.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj, derisa në fotografitë që ka shpërndarë në Facebook shihet veshur me bluzën që emrin e po këtij operacioni.

Haradinaj gjithashtu tha se në Kroaci ka takuar edhe luftëtarë tjerë që kanë marrë pjesë në luftërat e Kosovës dhe Kroacisë.

“Sot në Pirovac të Kroacisë takova dy miq të vjetër që vazhdojnë të jenë vlerë e shoqërisë sonë. Mark Shala, një oficer i luftës në Kroaci dhe në Kosovë, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë tonë si dhe djalin e Gjon Berishës së ndjerë, Markun i cili po vazhdon rrugën e babait të tij”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=601304628027370&id=100044435139649
Exit mobile version