Home Sport Darmian e Martinez i japin fitoren Interit, Cagliari me një këmbë në Serinë B

Darmian e Martinez i japin fitoren Interit, Cagliari me një këmbë në Serinë B

0
Darmian e Martinez i japin fitoren Interit, Cagliari me një këmbë në Serinë B

Interi nuk i ndahet Milan në garën për titullin kampion në Seria A, pasi zikëltërtit kaluan pa probleme Cagliarin, me sfidën që u mbyll me shifrat 3-1 në favor të të besuarve të Simone Inzaghit.

Darmian do të zhbllokonte ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa MArtinez në pjesën e dytë do të dyfishonte për zikëltërtit.

Avantazhi i dyfishtë zgjat vetëm 2 minuta pasi, për Cagliarin do të shënonte Lykogiannis, që do të rihapte kështu takimin.

Për të mbyllur llogaritë e kësaj ndeshje mendoi përsëri Martinez 6 minuta nga fundi, pasi tundi rrjetën e kundërshtarëve për herë të tretë, teksa shënoi edhe golin e dytë personal.

Me këtë humbje për Cagliarin misioni mbijetesë tashmë vështirësohet, pasi tashmë shpresat janë zvogëluar ndeshëm, pasi janë 2 pikë më pak se Salernitana e vendit të 17-të, teksa vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë, pasi duhet patjetër fitorja ndaj Venezias duke shpresuar tek humbja e Salernitanas ndaj Udineses.

Exit mobile version