Home Sport Dani Alves akuzohet për ngacmim seksual, lojtari mohon gjithçka

Dani Alves akuzohet për ngacmim seksual, lojtari mohon gjithçka

0
Dani Alves akuzohet për ngacmim seksual, lojtari mohon gjithçka

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor. Braziliani akuzohet se ka vendosur dorën nën rrobat e një gruaje dhe e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Pas aktit të supozuar të ngacmimit seksual, gruaja e raportoi atë tek truprojat e klubit të natës dhe më pas në policinë katalanase.

Miqtë e Danit i mohojnë kategorikisht akuzat, duke thënë se ish-lojtari i Barcelonës ka qenë vetëm për pak kohë në klubin e natës dhe asgjë nuk ka ndodhur.

 

Exit mobile version