Shumë njerëzve u pëlqen shumë mënyra se si Dwaune “The Rock” Johnson ushtron dhe si e jeton jetën. Megjithatë, në këtë grup nuk bën pjesë Dan Bilzerian.
Figura e famshme e rrjeteve sociale ka pretenduar se të qenët i madh si “Rock”-u nuk është aspak gjë e shëndetshme, shkruan Sport Bible
Bilzerian, i cili ka grumbulluar shumë ndjekës në rrjete social falë mënyrës së tij të jetesës e postimeve “më ndryshe”, nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin se edhe atij i pëlqen fitnesi.
Tashmë 41 vjeç, Bilzerian edhe vetë është në formë të mirë fizike, ndonëse ka paralajmëruar se bartja e masës së madhe muskulore në moshë më të shtyrë mund të jetë seriozisht e dëmshme.
Duke u paraqitur në emisionin “More Plates More Dates”, Bilzerian tha: “…është e pashëndetshme të mbahet ky nivel i masës. Ata u tregojnë njerëzve se janë gjigantë, njësoj si basketbollistët. Thjesht nuk është e shëndetshme të jesh aq i madh.”