Ka nisur seanca ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Për herë të parë pas një kohe të gjatë ata kanë dalë në ekranet që bëjnë përcjelljen e drejtpërdrejtë të seancës.
Seanca e sotme do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes.
Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së nuk pritet të nis deri në fund të këtij viti apo fillim të vitit të ardhshëm.