Home Sport Dalin pamje të reja nga përleshja/ Huliganët grekë sulmuan me rripa “Dardanët”

Dalin pamje të reja nga përleshja/ Huliganët grekë sulmuan me rripa “Dardanët”

0
Dalin pamje të reja nga përleshja/ Huliganët grekë sulmuan me rripa “Dardanët”

Pamje nga sulmet e vazhdueshme të huliganëve grekë në drejtim të tifogrupit të Kosovës “Dardanët” në stadium të dielën mbrëma në Ligën e Kombeve vazhdojnë të qarkullojnë në faqet më të mëdha të tifozëve nëpër botë.

Përveç hedhjeve të mjeteve piroteknike dhe gjësendeve tjera në drejtim të “Dardanëve”, disa huliganë grekë ia dolën të futeshin edhe në sektorin ku ishin të vendosur tifozët nga Kosova.

Tre-katër huliganë grekë hynë në tribunën e “Dardanëve” duke sulmuar me rripa disa nga tifozët kosovarë. Këta të fundit nuk qëndruan duarkryq duke u mbrojtur dhe njëkohësisht duke grushtuar një nga ta.

Në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër video e përleshjes nga një pjesë më lart nga tribuna e “Dardanëve”.

Exit mobile version