Home Rozë Dafina Zeqiri e lodhur nga angazhimet: Dy ditë, gjashtë orë gjumë

Dafina Zeqiri e lodhur nga angazhimet: Dy ditë, gjashtë orë gjumë

0
Dafina Zeqiri e lodhur nga angazhimet: Dy ditë, gjashtë orë gjumë

Artistë shqiptarë po vazhdojnë të jenë të angazhuar me koncerte dhe projekte të shumta, e kjo periudhë është edhe më e ngarkuar gjatë sezonit të verës.

Në mesin e këngëtareve që mbetet më e kërkuara në tregun e muzikës vendore është padyshim Dafina Zeqiri.

Këtë peridhuë të ngarkuar, Dafina e ka përshkruar edhe në një postim të radhës në Instagram teksa shihet duke u bërë gati për xhirimet e klipit të ri.

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si janë të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar Dafina.

Theksojmë që Dafina e cila po shijon suksesin e projektit “Malli” tashmë është drejt finalizmit të këngës “Dhimbje dhimbje” që pritet të lasohet së shpejti.

Exit mobile version