Në puntatën e djeshme njëri nga konkurentët më të përfolur Bruno, më në fund u deklarua për njërën nga vajzat dhe ajo është Florjana.
Nga ky veprim i Brunos, dy nga vajzat me të cilat ai ka zhvilluar takime shfaqen një lloj xhelozie,
Ndërkohë që deklarata për njëri-tjetrin u bë nga të dy, Mikela dhe Efi, u shprehën se nuk e besojnë këtë gjë, ku sipas tyre ai nuk është i vërtetë në program.
Teksa Florjana dhe Bruno kërcenin në studio, dy konkurrentet qeshnin gjatë gjithë kohës dhe me ironi thanë se janë të lumtura për Brunon.Moderatorja Bora Zemani, nuk hezitoi dhe dha komentin epik, u shpreh se u dukën si motrat e Hirushes, ku Hirushja në këtë rast ishte Florjana.