Ylli i Malit, Ousmane Coulibaly, ka pësuar një sulm në zemër, gjatë një ndeshje në Katar.
Lojtari po luante për skuadrën e Al Wakrah, gjatë ndeshjes së vlefshme për QNB Stars League, kundër Al Rayyan.
Në skena të frikshme, Coulibaly, 32 vjeçar, kollapsoi në fushë, në fundin e pjesës së parë.
Mjekët nën panik u futën në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë. Ndeshja më pas u anulua derisa Al Rayyan ishin në epërsi 1:0.
Pas ndeshjes, liga njoftoi se Coulibaly kishte pësuar sulm në zemër.