Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se cila janë çmimet “tavan” të përcaktuara për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Çmimi i vendosur sot jo që nuk është zbritur, por është edhe më i lartë.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.86 cent për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 cent për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër.
Këto çmime janë të përcaktuara për ditën e sotme nga ora 10:00 dhe janë valide deri nesër.
Anipse parashihej që Qeveria e Kosovës të ndihmonte qytetarët me zbritjen e çmimeve ekstreme të derivateve me të cilat prej muajsh po vazhdon të furnizohet, një gjë e tillë nuk po bëhet.
Siç duket teoria e “çmimeve tavan”, s’do jetë aspak ndihmë për qytetarët.