Home Lajme Clarku i ri i NATO-s inspekton Urën e Ibrit (Video)

Clarku i ri i NATO-s inspekton Urën e Ibrit (Video)

0
Clarku i ri i NATO-s inspekton Urën e Ibrit (Video)

Admirali amerikan, Maximilian Clark, ndihmës shef i shtabit për operacione (J3) në Komandën e Forcave të Përbashkëta në Napoli të Italisë, të hënën vizitoi Mitrovicën.

“Është vizita ime e parë në këtë zonë, është mirë të vizitohet dhe të flasim me njerëzit e KFOR-it.

Po ashtu është mundësi të shihen peizazhet , qytetet, dhe shumë nga simbolet nga konfliktet e kaluara. Po e shijoj vizitën time dhe moti është fantastik”, tha ekskluzivisht për Klan Kosova, admirali Clark.

“Jam krenar me atë që KFOR-i po bënë për një ambient të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes. Jam i impresionuar me profesionalizimin e gjitha vendeve që kontribuojnë në KFOR”, shtoi ai.

Clark, pas qëndrimit në veri  për disa minuta u ndal  edhe mbi Urën e Ibrit dhe takoi shkurtas pjesëtar të karabinierëve italianë.

Exit mobile version