Manchester City e kishte vulosur kualifikimin në çerekfinale që në ndeshjen e parë në Lisbone, me fitoren 5-0 që arriti. Kampionët në fuqi të Anglisë dominuan edhe në duelin e kthimit.
Gjithsesi takimi me Sporting Lisbone përfundoi në barazim 0-0. City shënoi një gol në fillimin e pjesës së dytë, por VAR e kapi në pozicion jashtë loje brazilianin.