Manchester City ka fituar ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Me përmbysje 4:2 ‘Citizens’ arritën të fitojnë ndeshjen e kësaj xhiroje në Premier Ligë.
Pjesa e parë ishte më e mirë për mysafirët, pasi shënuan dy herë në ‘Etihad’.
Stones shënoi autogol në minutën e 4`, ndërsa në të 21` Andersen dyfishoi epërsinë e Crystal Palce.
Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Në 45 minutat e dytë më të mirë ishin vendasit, duke rikthyer edhe rezultatin.
Ishte Bernardo Silva që në të 53-tën ngushtoi epërsinë në 1:2.
Kurse meritori për këtë rikthim ishte Erling Haaland, i cili shënoi hattrick në minutat 62`, 70`dhe 81`.
Kështu City nuk befasohet në ‘Etihad’ dhe shkon në kuotën e 10 pikëve, kurse Palace ka katër.