Home Ballina Çitaku thumbon Kurtin: PDK-ja nuk është e interesuar të diskutojë për borën që ka ra parvjet

Çitaku thumbon Kurtin: PDK-ja nuk është e interesuar të diskutojë për borën që ka ra parvjet

0
Çitaku thumbon Kurtin: PDK-ja nuk është e interesuar të diskutojë për borën që ka ra parvjet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ky subjekt politik nuk pranonë të bëhet pjesë e një spektakli të panevojshëm sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“PDK-ja ka qenë vazhdimisht konsistente në mbështetjen e dialogut me Kosovën e Sebrinë. Ne i kemi dhënë hapësirën e nevojshme kryeministrtit për të përmbushur obligimin e tij kushtetues e ligjor. Konstruktiviteti ynë nënkupton se në nuk pranojmë të bëhemi pjesë e një spektakli të panevojshëm”, tha Çitaku në Prime Time në Kanal10.

Çitaku madje ka ironizuar me kryeministrin Kurti i cili ditë më parë ftoi liderët opozitar për të diskutuar për bisedimet e fundit në Bruksel me Sebrinë.

Ajo tha se PDK-ja nuk është e interesuar të diskutojë për borën që ka rënë parvjet.

“Asgjë s’ka ndodhur në Bruksel. Kemi një degradim të procesit dhe kthim në çështje tenike. Ne insistojmë që të shtyhet përpara marrëveshja finale me Sebrinë. Ne jemi të gatshëm të takohemi me kryeministrtin për të diskutuar për atë marrëveshje, por jo për borën që ka rënë parvjet. Marrëveshjen për targa e dokumnete të udhëtimit e kemi bërë para dhjetë dekadave. Për më tepër që ne u informuam nga Escobar dhe kryeministri nuk kishte asgjë të re për të na thënë. Përmbyllja e dialogut me njohjen reciproke është interes vital e nacional i Kosovës. Ne jemi kundër që të prodhojmë shoë mediatik të panevojshë”, tha më tej Çitaku.

Exit mobile version