Home Ballina Çitaku reagon për dënimin e Gogajt: 7 vite e gjysmë, skandal, turp e tmerr

Çitaku reagon për dënimin e Gogajt: 7 vite e gjysmë, skandal, turp e tmerr

0
Çitaku reagon për dënimin e Gogajt: 7 vite e gjysmë, skandal, turp e tmerr

Gjykata Themelore në Pejë, sot e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj  burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen e Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

Rreth kësaj, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çitaku, këtë vendim e ka cilësuar si skandal.

Po ashtu, nënkryetarja e PDK-së, ka thënë se kjo është edhe turp.

“7 vjet e gjysmë dënimi për vrasje. 7 vjet e gjysmë. Skandal. Turp. Tmerr”, ka thënë Çitaku.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=157617753565815&id=100079527735092

Exit mobile version