Home Ballina Çitaku për takimin Kurti – Jasharaj: Më mirë vonë se kurrë, kthjellu kryeministër

Çitaku për takimin Kurti – Jasharaj: Më mirë vonë se kurrë, kthjellu kryeministër

0
Çitaku për takimin Kurti – Jasharaj: Më mirë vonë se kurrë, kthjellu kryeministër

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka përshëndetur takimin e nesërm mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Këshillit Grevist të BSPK-së.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur “dramë të panevojshme, por që më mirë vonë se kurrë”.

“Takimi i paraparë mes Kryeministrit dhe Kryesindikalistit Jasharaj është i mirëseardhur. Në demokraci duhet bërë kompromis edhe nëse ke të drejtë 100%. Sot Kryeministri e takoi dhe e nderoi z. Faith, të cilin para pak vitesh e kishte quajtur kolonizator. Ma mirë vonë se kurrë. Kthjellu, Kryeministër”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version