Home Lajme Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Të çrrënjoset mentaliteti që të goditet gruaja çdo ditë

Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Të çrrënjoset mentaliteti që të goditet gruaja çdo ditë

0

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaqes i cili akuzohet se e vrau 18 vjeçaren Marigona Osmanin, gushtin e vitit 2021.

Çitaku këto komente i ka dhënë në ‘Facebook’, duke thënë se kjo fatkeqësi duhet të shërbejë për reflektim për dhunën ndaj grave.

“Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapësirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale”, thuhet në postimin e nënkryetares së PDK-së.

“Dhimbje e trishtim pafund”, përfundon postimi i saj. 

Exit mobile version