Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike të fundit në vend.
Në një postim në Facebook, Çitaku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke thënë se është e vërtetë se deklarata e shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka ndryshuar, por për të keq.
“Po Kryeministër, deklarata e Borell ka ndryshuar, por për të keq. Përderisa në versionin që ju e keni refuzuar ka qenë i përfshirë edhe kthimi i serbëve në institucione në veri të vendit, versioni që e pranuat pas 48 orëve, pasi u informuat nga Ambasadori Amerikan për zhvillimet në Kosovë, nuk e ka atë pjesë. Por e ka zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, pra edhe asociacionin.”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku tutje tha se “Mos na shit dushk për gogël. Kaq për sot”.
Postimi i plotë:
Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave.
Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike.
E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lozësjellës në Parlament.