Vlora Çitaku nga PDK-ja ka thumbur kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ajo ka thënë se Kurti ka probleme me historinë dhe me vetën, por jo edhe me opozitën ashtu siç po e shfaq ai.
“Kryeministri nuk ka problem me opozitën. Por me historinë. Me partinë e vet. Me vetën. Ne kemi qenë konsistent gjithmonë. Ne i themi Kurtit që të respektojë vendimet e Kushtetueses dhe ato t’i shërbejnë për arritjen e një marrëveshje”, tha ajo.
Nënkryetarja e PDK-së madje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka ricikluar marrëveshjet tashmë të nënshkruara që një kohë në Bruksel.
“Kurti ka dështuar në dialog. Ai ka tentuar t’i riciklojë komplet procesin. Ai ka tentuar ta ridisajnojë krejt procesin. Ai po riciklon marrëveshjet tashmë të dakorduara në Bruksel”, tha tutje Çitaku në Prime Time në Kanal10.