Home Ballina Çitaku ju reagon Osmanit e Haxhiut: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë në Hagë si prijës të UÇK-së

Çitaku ju reagon Osmanit e Haxhiut: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë në Hagë si prijës të UÇK-së

0
Çitaku ju reagon Osmanit e Haxhiut: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë në Hagë si prijës të UÇK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, u ka reaguar presidentes Osmani dhe ministres Haxhiu, të cilst thanë se e din kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale, duke aluduar në Thaçin, shkruan Scanner.

Çitaku në një postim në Facebook, ka thënë se “e dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë, sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës”.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje si prijës të UÇK-së”, shkruan Çitaku, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale.

E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë.

Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.

Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni.

Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje.

Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje si prijës të UÇK-së.

Duheni me qenë në gjendje e e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë./Scanner/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=141465445181046&id=100079527735092

Exit mobile version