Home Ballina Çitaku i reagon Kurtit: Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë

Çitaku i reagon Kurtit: Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë

0
Çitaku i reagon Kurtit: Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili tha sot për REL se “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”, shkruan Scanner.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu”, ka shkruar Çitaku, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.

Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.

Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.

Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër./Scanner/

Exit mobile version