![Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/nadal.jpg)
Tenisti spanjoll Rafael Nadal Parera dhe bashkëshortja e tij, Francisca Perello janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e tenistit.
Në qershor u njoftua se Nadal dhe Perello do të bëheshin prindër. Ndërsa në gusht Francisca ishte shtruar në një klinikë private për shkak të komplikimeve në shtatzëni. Mjekët i rekomanduan që ajo të pushonte dhe të qëndronte në spital.