![Çifti i famshëm do të bëhen prindër për herë të parë Çifti i famshëm do të bëhen prindër për herë të parë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/skynews-tom-hiddleston-zawe-ashton_5709552-1024x576-1.jpg)
Tom Hiddleston dhe e fejuara e tij, Zawe Ashton janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Një burim konfirmoi për Page Six se Ashton është shtatzënë pasi ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e filmit “Mr. Malcolm’s List” më 29 qershor.
Lajmin e konfirmoi edhe stilistja Sabina Bilenko, e cila ka punuar me Ashton për të stiluar fustanin që veshi në premierë, duke iu referuar asaj si një “nënë e ardhshme”. Në fillim të këtij muaji, Hiddleston, 41 vjeç, më në fund konfirmoi se ishte fejuar me 37 vjeçaren pas muajsh spekulimesh.
“Jam shumë i lumtur,” tha ai për Los Angeles Times më 14 qershor, tre muaj pasi ata ndezën thashethemet e fejesës në BAFTA Aëards 2022. Në atë kohë, aktorja u fotografua me një unazë diamanti në gisht.