Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollett, ka njoftuar se ka anuluar vizitën e tij në Ballkan.
Chollet njoftoi se anulimi i vizitës së tij në Ballkan është për shkak se ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të rezultimit pozitiv me Covid. DO të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillimvitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Vizita e zyrtarit shtetëror amerikan, Chollet, ishte paralajmëruar më parë dhe planifikohej që sot, ai bashkë me Gabriel Escobar, të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor të vinin në Prishtinë.
Megjithatë krerët e shtetit të Kosovës tashmë veçse janë takuar me zyrtarin amerikan, Escobar.