Chelsea nuk mendon shitjen e Armando Brojas këtë verë.
Chelsea nuk do ta shesë Broja këtë verë, por sulmuesi shqiptar mund të largohet në formë huazimi, raporton ‘Mail Online’.
West Ham thuhet se ishte gati për të nënshkruar me 20-vjeçarin një marrëveshje të përhershme këtë verë, pasi ai bëri përshtypje në formë huazimi te Southampton me nëntë gola në Premier Ligë.
Megjithatë Chelsea mendon se Broja mund të bëhet një lojtar i ekipit të parë dhe kështu do ta huazojë atë vetëm te West Ham – një qëndrim që ‘Hammers’ thuhet se do ta pranojnë.