Pozicioni i Chelseat është i qartë në lidhje me sulmuesin belg, Romelu Lukakun.
Ekipi nga Londra nuk do ta shesë në janar dhe as nuk do ta huazojë tek ndonjë ekip tjetër.
Kështu njoftoi gazetari i njohuri i sportit Fabrizio Romano.
Romano në njoftimin e tij tha se ky është konkluzioni nga mbledhja e sotme mes klubit dhe lojtarit.
Lukaku ishte në stërvitjen grupore të mbajtur sot, ndërsa Tuchel do ta diskutojë vendimin e tij nesër.
Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Touchel, e la sulmuesin belg jashtë skuadrës për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë.
Kjo pas deklarimeve të Romelu Lukaku, gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten.
Ai tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon.
Lukaku foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.
Kjo ngjalli reagime të shumta tek lojtarët e tjerë në skuadër.
Ata i kërkuar trajnerit të Chelseat t’i dënojë këto deklarata.