![Chelsea fiton ndaj Wolves, shënon Armando Broja Chelsea fiton ndaj Wolves, shënon Armando Broja](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/aa.jpg)
Chelsea ka arritur fitore ndaj Wolves.
‘Blutë e Londrës’ fituan me rezultat 3:0 në shtëpi ndaj Wolves.
Skuadër më e mirë në gjithë takimi ishin vendasit, kështu duke shkuar në rrugë të duhur drejt fitorës.
Londinezët krijuan raste në 45 minutat e parë, por tek në fund arritën të realizojnë me Kai Havertz.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të ‘Bluve’.
Edhe në 45 minutat e tjerë skuadra vendase ishin më kërkues, dhe gjetën golin edhe dy herë të tjera.
Ishte Christian Pulisic që në minutën e 54` dyfishoi epërsinë.
Armando Broja ishte ai që vulosi rezultatin final 3:0, pasi realizoi në minutat shtesë, duke shënuar golin e parë me fanellën e londinezëve.
Mysafirët në anën tjetër nuk ishin të rrezikshëm për portën e Chelseat.
Me këtë fitore ‘Blutë e Londrës’ kanë 16 pikë në vendin e katërt, kurse Wolves ka gjashtë në pozitën e 18.