Home Rozë Çfarë tha Alex Rodriguez para se Jennifer Lopez të martohej me Ben Affleck? (Video)

Çfarë tha Alex Rodriguez para se Jennifer Lopez të martohej me Ben Affleck? (Video)

0
Çfarë tha Alex Rodriguez para se Jennifer Lopez të martohej me Ben Affleck? (Video)

Alex Rodriguez duket se nuk ka hatërmbetje kur bëhet fjalë për ndarjen e tij nga Jennifer Lopez.

Disa ditë përpara se Lopez të martohej me Ben Affleck në Las Vegas, u publikua një episod i “The Martha Steëart Podcast” me Rodriguez.

Ish-lojtari i bejsbollit u pyet për marrëdhënien e tij të mëparshme me Lopez, me të cilën ishte fejuar prej dy vitesh, derisa u ndanë në prill 2021.

Rodriguez tha se nuk ishte penduar, duke shtuar “Kemi kaluar një kohë të mirë”, shkruan CNN.

“Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët përpara dhe në qendër në çdo gjë që bëjmë”, tha ai. “Ja çfarë do t’ju tregoj për Jenniferin dhe po u thosha disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë: Ajo është njeriu më i talentuar që kam pasur ndonjëherë, punëtore e madhe”

Kur ishin bashkë, dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e fëmijëve të tyre nga marrëdhëniet e mëparshme.

Sa i përket jetës pas Lopezit, Rodriguez tha se “nuk ka qenë kurrë më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më mirënjohës”.

Exit mobile version