Çifti shumë i dashur nga publiku, Einxhel dhe Dagz po shijojnë disa ditë pushime në jug të Shqipërisë. Mirëpo për moderatoren duket se jo gjithçka po shkon si duhet, pasi ajo është mërzitur sepse partneri nuk po i kushton shumë vëmendje. Mesa duket Dagz është shumë i dhënë pas futbollit dhe kjo kë bërë që të qendrojnë shumë kohë në hotel.
“Çfarë bëni ju kur burri juaj sheh futboll edhe gjatë pushimeve. Pastaj ankohet për mua që kaloj kohë duke bërë foto”, thotë Einxhel në një video të postuar në Instastory.
Kujtojmë që çifti shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të parë. Ata do të bekohen me një djalë dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes një feste të organizuar me familjarët dhe miqtë e ngushtë.