Pas grevistëve problem me pagat kanë hasur edhe zjarrfikësit. Ky sektor nuk është i përfshirë në grevën e përgjithshme që po mbahet nga shërbyesit civil.
Disa zjarrfikës i kanë thënë Gazetës Insajderi se nuk u kanë dalë rrogat sipas planit, ose siç ndodhte deri tash.
“Ende nuk ka kanë dal rrogat, nuk po e dijm ku është problemi. Ç’faj kemi ne zjarrfikësit? Pse na vendosën edhe ne në këtë mes?”, tha një zjarrfikës.
Pas grevës që u shpall nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura më 25 gusht, Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit, kërkuan nga komunat listën e punëtorëve grevistë për tu ndalur rrogat.
Kështu, kërcënimi i qeverisë u vu në funksion dje nga ministri Hekuran Murati i cili la pa paga të gushtit grevistët.
Gjithashtu, pagat deri më tani nuk u janë ekzekutuar as punëtorëve shëndetësor në Qendrat e Mjekësive Familjare në Prishtinë.
Kjo për faktin se komuna nuk i ka dorëzuar listat e grevistëve, të cilat ia ka kërkuar Qeveria e Kosovës.