![Çernobili në errësirë, forcat ruse i presin dritat Çernobili në errësirë, forcat ruse i presin dritat](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/lcimg-d421ab5d-287b-4749-9dc3-c1aa2ebbd1ce.jpg)
Forcat ruse kanë dëmtuar sërish linjën elektrike të centralit bërthamor të Çernobilit.
Lajmi është dhënë nga operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës.
Paralajmërimi vjen tre ditë pasi Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin ka humbur.
Centrali, ku ka ndodhur tragjedia më e madhe bërthamore në botë në 1986, u mor nga forcat ruse javën e kaluar si pjesë e pushtimit të tyre në Ukrainë.
Të dy linjat e energjisë të zonës u dëmtuan kur rusët morën kontrollin, duke e shkëputur atë nga rrjeti./abcnews.al