![Çeku e quan “të pamatur” reagimin e ambasadorit gjerman: Shtëpinë e Xhafer Devës do ta kryejmë Çeku e quan “të pamatur” reagimin e ambasadorit gjerman: Shtëpinë e Xhafer Devës do ta kryejmë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/BeFunky-collage-2022-10-11T232832.559-scaled-1.jpg)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se restaurimi i shtëpisë monument të Xhafer Devës, u pezullua si rezultat i një reagimi “të pamatur” të ambasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde.
Ai tha se reagimi i Rohdes e lidhi restaurimin si një rehabilitim të mundshëm të një figurë kolaboracioniste të nazizmit, por sipas tij, kjo nuk ka qenë e vërteta.
“Shtëpia e Xhafer Devës e mori një drejtim të paparashikueshëm në fillim, për shkak të një Tweet-i, besoj unë, koxha të pamatur të ambasadorit gjerman në Kosovë sepse këtë restaurim, që kishte qëllim me ia kthy në funksion qytetarët, atë monument, atë shtëpi, e cilësoi si një lloj rehabilitimit të një figure kolaboracioniste të nazizmit e kështu me radhë”, ka thënë Çeku në Pressing të T7.
Sipas tij, reagimi i ambasadorit gjerman ka qenë i ngutshmëm, i pasaktë dhe i padrejtë, por ka thënë se projekti për restaurimin e shtëpisë do të përfundojë.
“Për momentin u pezullua sepse kemi pasur nevojë me sqaru këtë situatë, kemi pasur shumë presione ndërkombëtare nga qarqe të ndryshme. Ky projekt duhet me vazhdu, s’kemi çare pa e kry”, deklaroi ai.