Home Sport Casillas zgjedh 5 portierët më të mirë në botë

Casillas zgjedh 5 portierët më të mirë në botë

0
Casillas zgjedh 5 portierët më të mirë në botë

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, ka zgjedhur pesë portierët, që sipas tij, janë më të mirët në botë aktualisht. Ai opinionin e tij e dha për “4-3-3”.

Ish-portieri i Real Madridit zgjodhi Thibaut Courtois si më të mirin, me belgun që tash e disa vite është pjesë e “Los Blancos”.

Casillas në vendin e dytë e renditi portierin e Manchester Cityt, Ederson, teksa ai i Atletico Madridit, Jan Oblak, e mbyll treshen e parë. 

41-vjeçari i dha vendin e katërt portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen dhe të pestin Manuel Neuer të Bayernit Munichit.

Ndryshe, Iker Casillas vlerësohet si një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit. Ai fitoi trofe të shumtë te Real Madridi, teksa karrierën e mbylli te Porto. 

Exit mobile version