Home Lajme Caktohen anëtarët e trupit gjykues në rastin e drejtuesve të UÇK-së (Emrat)

Caktohen anëtarët e trupit gjykues në rastin e drejtuesve të UÇK-së (Emrat)

0

Është caktuar Trupi Gjykues që do të trajtojë rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Katër gjyqtarët që do të merren me rastin janë: Charles Smith, Christoph Barthe, Guenael Metraux dhe Fergal Gaynor gjyqtar rezervë.

Vendimi është marrë sot nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

I njëjti u është dërguar të gjitha palëve, përfshirë mbrojtjet dhe prokurorinë.

Exit mobile version