Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me kërkesën e Qeverisë për t’i pezulluar nga paga të gjithë punëtorët që i janë bashkuar grevës.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebok, Bytyqi ka shkruar se kjo Qeveri nuk është e majtë.
Ajo, ka thënë se fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti është kjo që e shihni sot, dhe “fatkeqësisht keni për ta parë edhe secilën ditë tjetër”.
Postimi i saj i plotë:
Qeveria e së majtës, siç thotë populli, u zgju në krahë të majtë, ama veç e majtë s’është.
Ky pushtet që sot po i kërcënon grevistët, që ushtrojnë një të drejtë ligjore, nesër mendësia e tyre shkon dhe më larg. Dhe kjo është e frikshme. Kjo nuk është demokracia!
Të dashur qytetarë,
Fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti është kjo që e shihni sot, dhe fatkeqësisht keni për ta parë edhe secilën ditë tjetër. Sepse demagogjia e tij, më nuk do të kryej punë!