Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Drenas.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Scanner merr vesh se në vend kanë vdekur një çift bashkëshortor nga komuna e Lipjanit.
Po, sipas të njëjtave burime, burri ishte 45 vjeçar, kurse gruaja 40 vjeçare.
Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, kanë thënë në polici.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje./Scanner/