Home Ballina Bukoshi: Arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së u bë bazuar në një raport idiotik dhe disa thikave pas shpine nga politika kosovare

Bukoshi: Arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së u bë bazuar në një raport idiotik dhe disa thikave pas shpine nga politika kosovare

0
Bukoshi: Arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së u bë bazuar në një raport idiotik dhe disa thikave pas shpine nga politika kosovare

Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i qeverisë së Kosovës në mërgim e më pas pjesëmarrës aktiv në jetën politike duke qenë ministër e zëvendëskryeministër në Kosovën e pasluftës ka dhënë një intervistë për gazetën Tema në Shqipëri.

Ai në këtë intervistë ka folur për kontekstin aktual politik në të cilin gjendet Kosova por gjithashtu edhe për arrestimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndonëse Bukoshi është shprehur se nuk është kundër Gjykatës Speciale, ai ka thënë se arrestimet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë duke u bazuar në një raport fals e idiotik të ish-senatorit Dick Marty dhe në disa thika pas shpine nga politika kosovare.

“Arrestimi dy vite më parë dhe mbajtja në Hagë, ngjan një përzierje e shëmtuar e burokracisë perëndimore, orekseve politike të atyre që ngritën një gjykatë bazuar në një raport fals dhe idiotik si ai i Dick Marty dhe më tej dhe disa thikave pas shpine (që dikush dikur i përmendi me ëndje ) nga politika e Kosovës. Është e qartë se garnitura politike dhe sidomos ajo diplomatike e Kosovës këto kohë u ka folur në vesh atë që kanë dashur të dëgjojnë drejtuesit Gjykatës speciale duke e paraqitur Hashim Thaçin dhe të tjerë si njerëz të rrezikshëm për të qëndruar të lirë në Kosovë.”, është shprehur Bukoshi.

Lexoni të plotë intervistën e Bukoshit për TEMA duke klikuar KËTU.

Exit mobile version