Home Rozë Brunos i dërgojnë foto të Anës duke u përqafuar me një djalë tjetër, zbulohet biseda

Brunos i dërgojnë foto të Anës duke u përqafuar me një djalë tjetër, zbulohet biseda

0
Brunos i dërgojnë foto të Anës duke u përqafuar me një djalë tjetër, zbulohet biseda

Ana dhe Bruno vijojnë lidhjen e tyre jashtë programit PërPuthen dhe duket sikur gjithçka po shkon mirë mes çiftit, por herë pas here ata kanë qejf t’i bëjnë lojëra provokuese njëri-tjetrit.

Fillimisht ishte Bruno i cili i ftuar në “Glamor Zone” telefonoi Anën për t’i thënë se kishte marrë vendimin të ndaheshin dhe më pas ishte Ana e cila e ftuar në po të njëjtin emision kishte vendosur të merrte hak.

Ajo kishte realizuar disa foto e përqafuar me një djalë me ndihmën e moderatores Ester Bylyku dhe kjo e fundit vuri në dijeni Brunon.

Fillimisht Bruno reagoi i revoltuar, por nuk zgjati shumë dhe ai kuptoi që gjithçka ishte lojë.

Exit mobile version