Home Rozë Britney Spears e mbyll sërish llogarinë e saj “Instagram”

Britney Spears e mbyll sërish llogarinë e saj “Instagram”

0
Britney Spears e mbyll sërish llogarinë e saj “Instagram”

Këngëtarja e njohur, Britney Spears ka mbyllur sërish Instagramin. Ajo ka menduar që të shpëtojë nga negativiteti.

Ajo e mori këtë vendim një ditë më parë.

“Po mësoj se çdo ditë është një plan i pastër për të provuar të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të lumtur … por, unë zgjedh lumturinë sot”, shkruan Britney në Twitter.

“I them vetes çdo ditë që të heq dorë nga hidhërimi dhe të përpiqem të fal veten dhe të tjerët për atë që mund të ketë qenë lënduese”, shkroi sërish ylli i Popit.

Më tej, këngëtarja tha se dëshiron të jetë e patrembur.

Më herët, Jennifer Lopez ka treguar mbështetje të hapur ndaj Britney Spears! Ajo i thotë Princeshës së Pop që të “qëndrojë e fortë”.

Kjo deklaratë e Jlo vjen pasi ish-bashkëshorti i Britney, Kevin Federline tha se djemtë e saj kanë vendosur që të mos e takojnë më nënën e tyre.

Mirëpo, Britney ka publikuar një postim me Jlo, ku zbulon këshillën që ka dhënë dikur Jennifer Lopez.

Exit mobile version