Në përditësimin e saj të fundit ditor të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se rusët po përpiqen të rrethojn ë forcat ukrainase në lindje të vendit.
Ata janë shprehur se forcat ruse po përparojnë në drejtim të Kharkivut në veri dhe Mariupol në jug, raporton BBC.
“Forcat ruse që përparojnë nga Krimea po përpiqen të anashkalojnë Mykolaivin, derisa synojnë të lëvizin drejt perëndimit”, thuhet në njoftimin e tyre.